Timothee Chalamet mohoi se kishte ndonjë keqkuptim apo “grricje” mes të dashurës së tij Kylie Jenner dhe Selena Gomez.
Ylli 28-vjeçar i Wonka, i cili mori pjesë në çmimet e Golden Globe si kandidat, u kontaktua nga TMZ të hënën, për të sqaruar çështjen që tashmë ka bërë internetin të ziejë.
Ai tha ‘jo’ kur u pyet nëse e dashura e tij Kylie Jenner, refuzoi ta lejonte të bënte një foto me Selenën, kur ajo iu afrua atyre gjatë një pauze reklame.

Kur u pyet nëse ai dhe Selena, me të cilën luajti në filmin A Rainy Day In New York të 2018-ës, kishin marrëshënie të mirë, Timothee u përgjigj ‘sigurisht’.
Mospërfillja e perceptuar u bë virale kur Selena u pa në kamera duke i pëshpëritur duçk Taylor Swift, e cila shoqërohej nga shoqja Keleigh Sperry.
Edhe Jeremy Freeman, një ekspert i gjuhës së trupit dhe leximit të buzëve, ka zbuluar ekskluzivisht bisedën e treshes për DailyMail.com – duke pretenduar se Selenës i ishte mohuar një foto me Timothee.
Freeman thotë se Selena i tha Taylor-it dhe Keleigh-it: ‘Ai nuk donte një foto me mua, ai tha jo’ dhe Keleigh u përgjigj: ‘Timothee?’
Më pas Taylor i pëshpëriti Selenës në vesh.



