Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Ledioni do të drejtojë “Big Brother VIP”, Arbana Osmani reagon për herë të parë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pasi është konfirmuar se Ledion Licco i “zuri” vendin dhe mori drejtimin e “Big Brother VIP 3”.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një video, ku ka treguar që punën e madhe që ka bërë duke hapur biznesin e saj, ndërsa të shumta kanë qenë komentet e fansave.

Arbana u kritikua nga fansat e saj që la drejtimin e spektaklit, të cilët gjithashtu mendojnë se Ledioni nuk do e prezantojë këtë reality shoë ashtu sicc duhet.

Megjithatë moderatorja tha se Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë në mënyrë të shkëlqyer spektaklin, duke iu dhënë fund kështu lajmeve se dyshja nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer.”- tha ajo.

Nga ana tjetër Arbana gjithashtu dha lajmin e shumëpritur për fansat, teksa tregoi se së shpejti do të kthehet në ekran.

“Aha, e le televizionin tani ti, po merresh me kuzhinë….mmmm…njerzit të donin me pranë në ekran jo në tavolinë….”- ka shkruar ndjekësja.

“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”- iu përgjigj Arbana.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X