Banorët e “Big Brother VIP Kosova” mbrëmjen e djeshme kanë zhvilluar një lojë, ku iu kanë përgjigjur disa pyetjeve pikante.
“Kur e ke humbur virgjërinë, në çfarë moshe?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Blerandos, i cili fillimisht i turpëruar hezitoi që të përgjigjej pastaj më pas ai zbuloi çdo gjë.
Konkurenti tregoi që ka pasur eksperiencën e parë seksuale dy ditë para se të mbushte 16 vjeç.
“E humba virgjërinë dy ditë para se të mbyshja 16 vjeç.”– tha banori.



