Aktori i njohur meksikan, Adan Canto ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, kancerin apendiks.

Fillimisht ai e nisi karrierën e tij si muzikant në moshën 16-vjeçare, më pas iu përkushtua aktrimit.
Roli i tij i parë ishte në vitin 2009 në serialin meksikan “Estado”, ndërsa u bë i njohur në filmat “The Cleaning Lady”, “X-Men: Days of Future Past” dhe “Narcos”.
Aktori shumë i dashur ka ka lënë pas bashkëshorten e tij, Stephanie Ann Canto dhe dy fëmijët e tyre.



