Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Selena Gomez zbulon se çfarë foli me Taylor Swift në “Golden Globes”

Pak ditë më parë u bë menjëherë virale një video ku shfaqeshin Selena Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Teller, teksa bënin ‘thashetheme’ në ndarjen e çmimeve “Golden Globes”.

Në fillim u aludua se Selena po u tregonte vajzave se i ka kërkuar një foto Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner ka refuzuar. Taylor dhe shoqja e tyre patën mimika për çdo gjë që Selena u tha atyre gjatë eventit.

Pikërisht lidhur me këto aludime që kanë qarkulluar në rrjet ka reaguar së fundmi Selena Gomez. Ajo ka një përgjigje ndaj historisë virale për bisedën e saj me Taylor Swift gjatë “Golden Globes 2024”.

Pas fjalëve që thanë, Selena reagoi me një koment: “Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e ndokujt”.

Ndërkohë pasi sqaroi se s’ka asgjë me Kylien dhe Timothee, Selena njoftoi se po largohet dhe nga rrjetet sociale, e po shijon dashurinë e re.

“Po largohem nga rrjetet sociale për pak kohë. Po fokusohem te çfarë vlen vërtetë”, ka thënë Gomez.

Ndërkohë një burim i tha më parë E!News se Selena nuk kërkoi kurrë një foto me Timothee. Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X