Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka realizuar një tatuazh në transmetim direkt, diçka kjo e bërë kurrë më parë prej saj. Një gjë e tillë ndodhi në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.
Jo vetëm Dua Lipa por dhe prezantuesi i emisionit, Meyers bëri të njëjtën gjë. “Jam shumë e emocionuar. Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha ylli i muzikës.

Artisti i famshëm i tatuazheve Bang Bang ishte prezent për të kryer veprën. Gjatë momentit të realizimit të tatuazhit, në mënyrë qesharake dhe për të shmangur dhimbjen aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie ‘Seth Meyers’.
“Mbaje këtë nëse ke frikë”, i tha ai me humor.



