Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk kam shtëpi”- Pas ndarjes nga gruaja aktori Jason Momoa shokon me deklaratën


Aktori i njohur Jason Momoa është i pastrehë dhe po jeton në rrugë pas divorcit nga partnerja e tij Lisa Bonet.

Së fundmi gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” ai tha se tashmë nuk ka një shtëpi dhe po jeton në rrugë.

“Vëlla, nuk kam një shtëpi. Jetoj në rrugë. Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme. Do të më gjeni në rrugë, kudo. – tha aktori.

Ndërsa tregoi se njerëzit gjithmonë e pyesin atë se çfarë bën në qytetin e tyre.

“Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë?- u shpreh Momoa.

Mesa duket aktori i “Game of Thrones” duket se po shijon jetën në rrugë, duke kaluar më shumë kohë me njerëzit e thjeshtë në xhirimet e tij për filmin e ardhshëm të cilin ai ka shumë dëshirë që ta ndajë me njerëzit.

“Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet, dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit”– u shpreh Jason.

Momoa dhe Bonet njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2022, teksa ishte kjo e fundit që paraqiti kërkesën për divorc këtë muaj.

Lajmin e ndarjes e kanë bërë të ditur vetë dyshja gjatë një deklarate në Instagram.

“Ne ndajmë me publikun lajmin tonë familjar se po ndahemi. Ne e ndajmë këtë informacion jo sepse mendojmë se është i vlefshëm për lajme, por në mënyrë që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri”– thanë ish-çifti.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X