Elia Zaharias dhe Princ Leka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa prej disa javësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ky i fundit ka rinisur një tjetër histori dashurie me fotografen Blerta Celibashi.
Së fundmi aktorja ka vendosur që ti “ndëshkojë” dyshen duke ua hequr “followin” në Instagram.

Kaq ka mjaftuar që publiku të binden që tashmë e vetmja gjë që i lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldine.
Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut.
Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpesh herë nën shoqërinë e Princit. E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë.
“Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografia, e cila duket se kështu ka konfirmuar këtë romancë të re në shoëbizzin tonë.
Historia mes tyre duket mëse e konsoliduar, teksa tashmë çifti, ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht, kanë zgjedhur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë së bashku. Kanë qenë disa foto paparacë, që kanë sjellë për herë të parë imazhet e tyre së bashku. Leka dhe Blerta janë kapur “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm.
Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshin t’u shpëtonin syve të kureshtarëve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethemeve për ta.



