Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Momenti epik kur Sofia Vergara i kthehet keq gazetarit që u tall me të

Sofia Vergara ia mbylli gojën një gazetari pasi ai u përpoq të tallej me theksin e saj.

Në fillimin e kësaj jave, aktorja e njohur ka qenë e ftuar në programin spanjoll “El Hormiguero” përball gazetarit Pablo Motos.

Gjatë bisedës, prezantuesi pyeti për kohën kur Vergara ka luajtur rolin e Gloria Pritchett në “Modern Family” nga 2009 deri në 2020.

Në mes të bisedës, Motos e pyeti “Si e thua “Modern Family”?

Aktorja ka vendosur t’i kthehet keq gazetarit, duke i dhënë përgjigjen epike: “E them gabim? Ah sepse ti flet Anglisht më mirë se sa mua? Ah”.

Ndërkohë që bëri një pauzë dramatike në studio, Sofia më pas bëri më shumë replika në drejtim të intervistuesit, duke e pyetur atë se sa nominime kishte marrë për Emmy apo për Golden Globes.

Sofia, siç të gjithë fansat e dijnë, ka marrë nominime të shumta Emmy dhe Golden Globe për performancën e saj në Modern Family.

Ajo është vlerësuar gjithashtu në Screen Actors Guild Awards, People’s Choice Awards dhe NAACP Image Awards, ndër të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X