Disa ditë më parë aktori i humorit Gani Gërmia u largua me dëshirë nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Shkak u bë një video që produksioni publikoi, ku duket qartë Ganiu duke konsumuar në fshehtësi pije alkoolike brënda shtëpisë.
Megjithatë mesa duket konkurenti ka vendosur që të marrë “hak” ndaj produksionit të cilët sipas tij i prishën imazhin që kishte krijuar deri më tani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha që ditën e sotme do ti tregojë me detaje të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi gjatë një live në TikTok.
“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive!”- ka shkruar ai.




