Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas ndarjes me regjisorin francez, Dua Lipa fotografiket në momente intime me aktorin e njohur

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, pasi thuhet se ka nisur një romancë të re dashurie.

28-vjeçarja ka nisur një lidhje me aktorin britanik, Callum Turner. Dyshja është parë mjaft afër në një festë në Beverly Hills për serialin e ri të Steven Spielberg, “Masters Of The Air”.

TMZ ka publikuar disa pamje ky ylli i muzikës shfaqet duke kërcyer me 33-vjeçarin. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.

“Është e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”, ka thënë një burim i brendshëm për “Page Six”, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”.

Ndërkohë lajmi për romancën e re vjen disa javë pasi i dha fund lidhjes me regjisorin francez, Romain Gavras. Kujtojmë se ky i fundit ka qenë kohë më parë i lidhur me këngëtaren e famshme me origjinë shqitpare, Rita Ora.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X