Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Krist Aliaj ka një këshillë për banorët e BBV3: Jini të zgjuar dhe…

Nesër mbrëma, publiku do të njihet me banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” nis transmetimin nesër më 13 janar dhe deri më tani jemi njohur zyrtarisht vetëm me banorin e parë, i cili është Meriton Mjekiqi.

E teksa të gjithë janë kuriozë që të shohin se si është shtëpia dhe kush do të jetë pjesë e saj, disa ish-banorë kanë disa këshilla për të rinjtë.

Mes tyre është edhe Krist Aliaj, i cili pak më parë ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”.

Ish-banori i edicionit të dytë të reality show-t ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqen disa nga momentet e tij brenda shtëpisë së BB VIP.

Ndërkohë bashkëngjitur me të ka dhënë edhe një mesazh për banorët e rinj, ‘që të jenë të zgjuar dhe të mbajnë gjakftohtësinë’ si dhe ‘të argëtohen’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X