Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

“Stop gjuhës së urrejtjes”/ Kiara ka një këshillë për banorët e BBV 3

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e transmetimit të edicionit të tretë të reality show-t, “Big Brother VIP”. Edhe pse është aluduar shumë për personazhet VIP që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, publiku po pret me padurim që të njihet zyrtarisht me ta.

Ndërkohë duket se ish-banorët e dy edicioneve të mëparshme janë bërë paksa nostalgjikë për BB VIP. Një ndër ta është edhe Kiara Tito, e cila së fundmi ka bërë një postim në “Instastory” ku iu uron suksese të gjithë produksionit si dhe ka një këshillë për banorët e rinj.

Mderatorja e njohur shprehet se është ‘një sfidë që vjen njëherë në jetë dhe duhet shijuar në çdo moment’. Gjithashtu ajo bën thirrje për ‘stop gjuhës së urrejtjes’ .

E teksa ka postuar një foto të realizuar në natën finale të BB VIP2, ku shfaqet ajo dhe Luiz Ejlli, ajo shkruan:

 “Jo po një reality show nuk mund të ofrojë gjithçka! Ndërkohë Reality”.

“Pak orë na ndajnë nga eksperienca që ndryshoi jetën time dhe do të ndryshojë edhe jetët e shumë konkurrentëve të tjerë. Çfarë nostalgjie sonte! Suksese të gjithë produksionit të ‘Big Brother VIP’, Top Channel, në këtë sezon të tretë, më në krye Ledion Liço.

Jam e sigurt që ky do të jetë një tjetër super edicion. Ndërkohë konkurrentëve do t’ju thosha: Kjo është një sfidë që vjen vetëm njëherë në jetë dhe duhet shijuar në çdo moment, me shumë durim dhe pa stres!

Sa më shumë mbështetje për të gjithë dhe stop gjuhës së urrejtjes! Kiara”, ka vijuar më pas moderatorja e njohur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X