Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Pse produksioni i ‘BBV3’ penalizoi Bardhin pak para nisjes?

Artisi i njohur Bardhi, ishte një ndër banorët e konfirmuar për të qenë pjesë e reality show-t ‘BBV3’. Mirëpo me rinisjen e këtij programi, që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës, ai nuk ishte pjesë.

Asgjë nuk është konfirmuar prej tij, sakaq lart e poshtë përflitet sesi qëndron e vërteta. Lajmin për të qenë pjesë e ‘BBV3’ e dha vetë ai, gjatë një koncerti që zhvilloi në kryeqytet, dhe siç duket kjo gjë e ka penalizuar atë.

Kjo pasi ajo çfarë Bardhi ka deklaruar bie ndesh me rregulloren e programit ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ende pa nisur ‘BBV’. Ndoshta në ditët në vazhdim do të zbulojmë diçka më të detajuar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X