Moderatori Romeo Veshaj është një ndër banorët që u bë pjesë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e së shtunës, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh.
Së fundmi teksa po bisedonte me konkurentët, ndër të tjera ata e kanë pyetur moderatorin nëse është në një lidhje dashurie apo jo.
Ai iu përgjigj atyre duke thënë që kur të jetë gati do të iu tregojë, duke shtuar dyshimet se aktori është në një lidhje jashta shtëpisë.
“Kur të jem gati do ta them. Jam i sigurtë që po ta them do të më bëni edhe një pyetje tjetër”, tha Romeo.
“Atëherë statusi u gjet pot ë jeni të zgjuar dhe mos vazhdoni më me pyetjet”- u shpreh Julian Deda duke treguar se Romeo është në një lidhje dashurie jashta shtëpisë.



