Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

E kërcënuan me jetë pasi mbështeti publikisht dashurinë e Kiarës me Luizin, rrëfehet Niko Komani

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një ndër çiftet më të dashura nga showbizi shqiptar që u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother VIP 2”.

Të shumtë ishin njerëzit që e mbështetën lidhjen e tyre të dashurisë, megjithëse nuk munguan as ata të cilët nuk besonin në ndjenjat e dyshes.

Një ndër mbështetësit më të mëdhenj, ishte edhe stilisti shqiptar Niko Komani i cili së fundmi teksa ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Trotuar”, ku ka zbuluar se kohë më parë ka marrë shumë kërcënime me jetë pasi mbështeste çiftin.

Ai tregoi se njerëzit i vinin në shtëpin e tij dhe e kërcënonin por nuk mungonin as ato në telefon.

I zhgënjyer Komani u shpreh se ndonëse ka 12 vite karrierë është turp që u bë i njohur falë komenteve që ai bënte për “Big Brother” vitin e kaluar.

Pjesë nga biseda

Niko Komani: Në “Big Brother” vjet unë mbaja anën e Kiarës dhe Luizit, kishte pafund njerëz që dinin ku jetoja, kishin fotografuar ballkonin tim, shtëpinë time, haja kërcënime, më merrnin nëpër telefon. Atëherë nuk isha në dijeni në “TikTok”, cilët personazhe merreshin me “Big Brother”, pra rashë në kurth jo, por pata disa debate me disa persona që ju dukej absurde që një stilist merrej me “Big Brother”, pra bullizohet, bullizohet, por mendoj që nuk e ka fajin aplikacioni sesa e ke fajin ti që merresh apo se sa i fortë je ti që merresh me atë aplikacion. Mua nuk më ka ndikuar kjo gjë.

Ed Manushi: Pse mund të bullizohet një si Niko?

Niko Komani: Unë kam 12 vite karrierë në kurrizin tim dhe për disa u njoha gjatë Big Brother dhe është turp, por…

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X