Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

“Do braktis çdo gjë dhe t’ia nis nga e para”- Bashkëshortja e Shpat Kasapit merr vendimin të largohet nga vendi. Çfarë ndodhi në familjen e çiftit?

Mesa duket ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për bashkëshorten e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, Selvija.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ajo ka bërë një status në Instagram duke treguar se po largohet për të jetuar në një tjetër vend në mënyrë që të fillojë çdo gjë nga e para.

“1 fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja.”- ka shkruar Selvija krahas fotos së valixhes të mbushur me rroba.

Megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur në famijen Kasapi që bashkëshortja e Shpatit të ketë marrë një vendim të tillë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X