Duket se në çdo edicion të “Big Brother VIP” do të ketë ‘luftë’ mes banorëve për cigaret. Që në mëngjes, Egla dhe Ilnisa janë zënë për këtë temë.
Aktorja e humorit i ka dhënë cigare moderatores dhe Egla pretendon se ajo as nuk e ka falenderuar.
Egla: Dje të kam dhënë cigare dhe s’më ke thënë as faleminderit. Dërgove dikë për të marrë cigaren.
Ilnisa: Dje ma dhe ti vetë nuk dërgova njeri, por unë dje kam patur cigare.
Ndërkohë kujtojmë se dje Ledjona dhe Gabriele kanë “vjedhur” cigare te vendi sekret i njërit prej banorëve por nuk dihet nëse këto kanë qenë cigaret e Ilnisës.



