Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” Meri Shehu mesa duket po njihet më mirë me banorët e tjerë, por sidomos me Meriton Mjekiqin.
Ditën e sotme teksa po bisedonte me këtë të fundit, duke bërë shaka astrologia e pyeti Meritonin se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të dashurohej me të, pasi ajo do të ishte shumë xheloze për gazetarin kosovar.
“Imagjinoje të bie unë në dashuri me ty… Tmerr! Mjerë ajo që mund të afrohet.”-i tha Meri.
“Po smundesh që të më duash. Si t’më duash mua”- u shpreh Meritoni.
Nga ana tjetër Meri paralajmëroi Ilnisën që mos të mashtrohej nga fjalët e gazetarit.
“Ilnisa mos i ha shumë lajkat e këtij”- i tha Meri konkurentes.



