Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2023  në një ceremoni që u mbajt sot në qytetin e Bernit. Për të fituar këtë çmim Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanjit që pati gjithashtu një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Zeki Amdounit.

Kjo ishte hera e tretë që Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, teksa për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2017. Trofeun e më të mirit Xhakës ia ka dorëzuar përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur”, ka thënë Xhaka, duke mbajtur trofeun në dorë. Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.

“Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ka vazhduar Xhaka.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, Manuel Akanji shfrytëzoi rastin që përmes një videomesazhi ta urojë Xhakën për çmimin e fituar.

“Ti e ke merituar çmimin”, ishin fjalët e mbrojtësit të City-t kundrejt Xhakës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X