Friday, December 27, 2024
spot_img

Debati Alban Ramosaj-Agim Doçi/ Reagon Beatrix: Me njerëz si ti…

- Advertisement -..

Beatrix Ramosaj ka reaguar lidhur me debatin e bujshëm të vëllait të saj, Albanit, me poetin dhe tekstshkruesin Agim Doçi.

Ky i fundit tha në një intervistë se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

E pas reagimit të Albanit ka ardhur edhe ai i Beatrix e cila shkruan se ndarja territoriale e 1913(Konferenca e Ambasadorëve) nuk e përçau kombin shqiptar.“Kemi qenë dhe do jemi gjithmonë një popull, një gjak. Me njerëz si ti(Albani) do e tregojmë gjithmonë se në 1913 ndarja territoriale nuk e përçau kombin tonë.”- shkruan ajo.

Në reagimin e tij Albani e cilësoi deklaratën e Doçit si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi. Ai përmendi përfaqësimin e Rona Nishliut në Eurovision e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë. “Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbylli shkrimin Albani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X