Princ Leka dhe Elia Zaharia së fundmi kanë zbuluar se i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë, Geraldina.
Në rrjet prej kohësh qarkulluan lajme se shkak i ndarjes së çiftit u bë tradhtia bashkëshortore e Princit me fotohgrafen Blerta Celibashi.
Mirëpo së fundmi gjatë një interviste ish-këshilltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Ai tha që lidhja e Princit me fotografen nuk është shkaku i ndarjes së dyshes, pasi kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysëm më parë.
Ndër të tjera ish-këshilltari i përgenjështroi lajmet se afera e dashurisë së Princit me fotografen është shkaku ndarjes së dyshes, pasi sipas tij Princi ka kanë vetëm 1 muaj e gjysmë që shoqërohet me Blerta Celibashin.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysëm që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysëm që mund të quhet e mbyllur.
Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.
Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtorshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marri fund,” tha ai.
Ishte Princ Leka i pari që përmes një reagimi zyrtar, ka njoftuar ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore.



