Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

“Akoma gëzoj të njëjtën dashuri për të”- Capital T bën realitet ëndrrën e tij më të madhe!


Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë realitet një prej ëndrrave të tij më të mëdha të fëmijërisë.

Artisti më në fund ka takuar për herë të parë idhullin e tij, legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario.

Lajmin e ka bërë të vetë reperi përmes një postimi në InstaStory, teksa postoi në një foto bashkë me Ronaldon duke i ndarë me ndjekësit e tij emocionet që ai ka përjetuar.

“Kënaqësi të takoj R9, heroin tim të fëmijërisë, një prej më të mirëve në fushë dhe jashtë saj, ai e vizitoi Kosovën kur ishte në kulm të karrierës së tij e kjo është një arsye tjetër pse akoma e gëzoj të njëjtën dashuri e respekt për të. Faleminderit Ronaldo vazhdo të jesh i mrekullueshëm. Dhe shihemi së shpejti miku im në një kosovë shumë më ndryshe”- ka shkruar ai  krahas fotos me Ronaldon.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X