Friday, March 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Santiana përlot me rrëfimin e saj: “Kam kaluar kancer në moshën 18-vjeçare”

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana, ka ndarë një moment të jashtëzakonshëm personal me shikuesit, duke treguar përballjen e saj me kancerin e gjirit. Në moshën 18-vjeçare, ajo u përball me lajmin që askush nuk dëshiron të dëgjojë: e diagnostikuar me kancer.

Santiana tregon se fillimisht dyshimet për shëndetin e saj filluan pasi kishte vërejtur ndryshime në trupin e saj.

“Gjithçka filloi me një prekje të thjeshtë që më dha sinjalin e parë se diçka me gjoksin tim nuk ishte si duhet”, shpjegon ajo. Pasi vërejti ndryshimet, ajo iu nënshtrua një sërë procedurave mjekësore, të cilat në fund të fundit zbuluan se kanceri ishte në fazat e tij fillestare.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X