Këngëtari i njohur Stresi ka ndarë më 869 mijë ndjekësit e tij në Instagram, lajmin e trishtë, përmes të cilit ka lajmëruar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, Kreshnik Lushaj.
Stresi ka publikuar një fotografi të xhaxhait të tij në Instastory dhe bashkangjitur ka shkruar:
“Sa e padrejtë jeta xhaxhai im kolonel. Kreshnik Lushaj sapo ndërroi jetë. Shpirti në paqe”.
Reperi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me shkakun e ndarjes nga jeta të personit të shtrenjtë për të.




