Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

“Si ka mundësi kudo që shkojmë ne…”- Donaldit dhe Borës iu ndodh e papritura Zvicër…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj po korrin suksese të një pas njëshme me filmin e tyre “5 Here JO”.

Çifti kanë udhëtuar në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit i pritën me brohorima ata të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Mbrëmjen e djeshme premiera e filmit të tyre u mbajt në Zvicër dhe çifti kanë udhëtuar drejt këtij shteti për të qenë sa më afër me fansat e tyre.

Pas përfundimit të filmit të tyre, Bora dhe Donaldi kanë kaluar pak kohë së bashku duke shëtitur në qytet, por mesa duket rrugët janë mbushur me borë.

Në një video që Bora ka shpërndarë në Instagram, dëgjohet aktori duke thënë “si ka mundësi kudo që shkojmë ne bie Borë”.

Mesa duket çifti kishin bërë plane për të qëndruar më gjatë në këtë qytet, por bora ua ka prishur të gjitha planet.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X