Sapo ka përfunduar spektakli i “Big Brother VIP 3”, disa nga banorët kanë nisur që të debatojnë me tone të forta me njëri-tjetrin. Një debat ishte mes Sarës dhe Gabriles.
Sipas këtij të fundit, Sara ka bërë një gjest ndaj tij, gjë që Gabrieles nuk i ka pëlqyer: “E lëmë këtu. Unë ta thash, po të flas prapë me edukatë. Me mua ske punë, s’jemi këtu të zihemi e të ulërasim, prandaj po të marr me qetësi. Ta thash mos ma bëj mua kështu 🤏🏻 , skemi konfidenca kaq!”.
Pjesë e këtij debati ishte Romeo, i cili u mundua të krijonte balancë mes dyshes por Sara me një ton të ashpër iu drejtua: “Ti Romeo çfarë je tani gjykatës? Çfarë po bën se s’po të kuptoj??”.
Rikujtojmë që disa ditë më parë, ishte Gabriele ai që mori Sarën në oborr duke i shprehur ‘pëlqimim’ që ka ndaj saj, por disa orë më parë ai e mohoi këtë gjë.
Pjesë nga debati:
Gabriele: Unë kam simpati për ty?
Sara: Po
Gabriele: Unë thashë kam thënë emër vajze të erdha e të thashë aty…
Sara: Kush është emri i vajzës? Nuk po kuptoj ça po ndodh
Gabriele: Nuk kam thënë kam simpati për ty. Kam thënë një emër, thashë Sarën ta njoh, kaq. Po simpati nuk ka se kemi 5 ditë
Sara: Tani më thua nuk kemi kofidenca, ndërkohë para 2 ditësh më more atje jashtë të bëje muhabet
Gabriele: Po. Ti më the ishte ajo para 3 ditësh…
Sara: Boll, boll, boll
Gabriele: Mos thuaj boll se po ngatërron person, ti s’më njeh. Prandaj po të pyes, mos ke diçka…
Sara: Si ishe gjesti im?
Gabriele: Kështu
Sara: Unë ta kam bërë kështu dhe Alfio më tha ‘me mua e ke?’
Gabriele: Ça lidhje ke të ma bësh mua? Nuk më njeh
Sara: Unë të përshëndeta. Ti e di që unë atë ia bëj çdo banori.
Gabriele: Unë po të them mos ma bëj më atë gjest
Romeo: Më dëgjoni…
Sara: O Romeo, ti ça je tani, gjykatës? Ça po bën se nuk po të kuptoj



