Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Është ndarë nga Arbër Çepani? Arnita Beqiraj flet për herë të parë

Regjisorja e njohur, Arnita Beqiraj, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj private.

Ish-finalistja e “Dancing With The Stars” komentoi për herë të parë edhe zërat se është ndarë nga partneri i saj, Arbër Çepani.

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyet: “Po sot si është mes ju të dyve?”.

“Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”, përgjigjet Beqiraj.

“Nuk do të tregosh asnjë tjetër?”, vijon Erjona, ku Arnita përgjigjet:

“Besoj që me kaq mjafton”.

Moderatorja këmbëngul sërish duke e pyetur: “Jeni ndarë apo jeni bashkë?”.

“Se di si mendoni juve për shembull?”, i kthehet regjisorja.

Ndërkohë mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”.

 “Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X