Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Klodian Duro bën deklaratë skandaloze : Kur kam rrahur gruan, për ju….

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, të gjithë banorët janë mbledhur në tavolinë për të darkuar. Në tavolinë nuk mungonte as alkooli, ku mesa duket Klodian Duro e ka tepruar me të.

Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi mundohet që t’a ndalojë së folur dhe i thotë: “Nuk je ti ai”.

Pjesë nga biseda:

Klodiani: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time, e di si dukeni ju apo jo? Ruju

Meritoni: Unë e di s’je ti ai

Klodiani: E kupto? E rrafa ngaqë më mbante gocën dhe e rrafa e kupton?

Meritoni: S’je ti ai

Klodiani: Ruju po të them se mos më thuash të kam thënë. Po i futa dhe nja dy gota raki tani, se kam kohë që se kam provuar

Meritoni: Shsh, ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj më atë muhabet, se të vlerësoj shumë dhe je i matur.

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burg ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro rreth 4 vite më parë.

Ish-futbollisti u dënua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa u denoncua nga kjo e fundit pasi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj.

Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

https://www.instagram.com/reel/C2XKS4OIcvBPS5BqfvlgSVndGOSKA19zsx8yC00/?igsh=dGN3dXcxMjVpd2xu

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X