Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Drini Zeqo zbulon a mund të rikthehet në BB VIP3

Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ishte banori i parë që më 13 janar hapi dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. E po ashtu, ai ishte i pari që la shtëpinë për arsye familjare.

Mbrëmë gjatë spektaklit të BB VIP3, Zeqo zbuloi arsyen se pse vendosi që të largohej papritur nga gara. Ai tha se jashtë ka një motër që vuan nga shëndeti mendor, dhe për të ajo është dashuria më e madhe.

“Gara për mua filloi që kur hyra në Top Channel që regjistrova klipin, kur njeriu nis një sfidë të re, ne mendojmë se për çfarë po e bëjmë ne këtë sfidë, kur i hyn gjërave pa i menduar, hyra me idenë që Big Brother ka shikueshmëri të tejmadhe. Mendova që ti hyj këtij rrugëtimi duhet një kauzë. Unë në rastin tim kisha kauzë motrën.

Kam vite që jetoj në një familje me një motër të cilën e dua pafund. Ajo është dashuria më e madhe në jetë e imja. Por ndonjëherë nuk mjafton të duash, por edhe ta japësh dashurinë në të gjithë dimensionin e saj, të japim gjithçka nga ekzistenca jonë.

Vetëm duke qenë pranë saj, dhe duke qenë se ajo po përballet me një moment të vështirë prej vitesh, ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kur mora vesh që kishte një problem dola menjëherë”, tha Drini.

Ndërkohë ditën e sotme, gazetari ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku u pyet ‘nëse e mendon mundësinë e rikthimit në “reality show?”.

“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha Drini Zeqo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X