Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk kam bërë asnjë ditë burg”/ Klodian Duro: Kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan

Një ditë më parë është përjashtuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Klodian Duro, i cili pas spektaklit të së shtunës bëri disa deklarata të forta.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga ish-futbollisti i Kombëtares.

Ndërkohë i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Duro u shpreh se ka qenë një ironi dhe se ka përsëritur fjalët e Roza Latit. Sipas ish-banorit, ajo që kur ka parë klipin ka thënë “po hyn ky që ka rrahur gruan”.

Ndërkohë po nga studio e emisionit të mëngjesit, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij:

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas. Gjithçka është e pavërtetë, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka bërë asnjë ditë burg.

“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua”, tha ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X