Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Meritoni akuzon Rozën për përjashtimin e Klodian Duros

Futbollisti Klodian Duro është skualifikuar nga loja e Big Brother VIP. Për këtë shkak janë bërë diska deklarata të thëna prej tij gjatë darkës me banorët pas prime-it.

Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët e thëna nga Klodian Duro nën efektin e alkoolit.

Pas këtij vendimi, Meritoni ka akuzuar Rozën, duke i thënë se ajo është bërë shkak për përjashtimin e ish-futbollistit.

Roza: Nuk është dashur t’ja bëj atë pyetje. Po çfarë i bëra Klodit unë? Çfarë po i jepni rëndësi?

Meritoni: Nuk po them për pyetjen, thjesht nuk është dashur t’i qaseshe në atë mënyrë.

Roza: Po më çfarë qasje more se po më habisni.

Meritoni: Po ditën e parë, ti menjëherë i ke ngelur në mendje atij djalit.

Roza: Për çfarë i ka ngelur mendja? Që i thashë si po të dukem me këtë veshje? Secili e merr si i djeg mbase ai tipi, se ti nuk ma ke marrë keq asnjëherë.

Meritoni: Jo, unë nuk ta marrë për keq asnjëherë.

Roza: Unë për çështjen e gjyqit nuk e kisha pyetur akoma dhe do e bëja por do gjeja momentin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X