Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi mesa duket i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij misterioze.
Ai ka postuar në InstaStory një foto të tij me mbishkrimin që nxiti dyshimet se romanca e tij e dashurisë mund të ketë marrë fund me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit, identitetin e të cilës ai e ka mbajtur të fshehtë.
“Qëndroni single derisa dikush të komplimentojë jetën tuaj në një mënyrë që ta bëjë më mirë sa të mos jeni single. Nëse jo, nuk ia vlen”, ka shkruar ai, duke mos treguar më shumë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në jetën e tij private.




