Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas ngjarjes me babain në “Grande Fratello”, Heidi zbulon nëse do të krijonte një lidhje në BB VIP

Mbrëmë Vëllai i madh u dha një sfidë të nominuarve, ku do të argumentonin se pse duhet të qëndrojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.  Të nominuarit dhanë një intervistë për banorët, ku këta të fundit kishin të drejtë që t’i bënin nga një pyetje secilit prej tyre.

Heidi Baci, si e nominuara e kësaj jave, është pyetur për mënyrën se si ajo ka vendosur që të sillet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Elvisi e pyeti Heidin për ngjarjen që ka ndodhur më parë me babain e saj dhe nëse do të donte që historia të përsëritej. Ajo është shprehur se do të tregohet e matur me veprimet, por nuk përjashtoi mundësinë për të krijuar lidhje brenda mureve të shtëpisë së BB VIP.

Pjesë nga intervista e Heidit:

Fationi: Cila është gjëja që do të të mungojë më shumë në këtë shtëpi?

Heidi: Gjëja që do të më mungojë më shumë në këtë shtëpi janë njerëzit, atmosfera edhe loja në fakt, pasi është një sfidë me veten. Është një eksperiencë shumë e madhe.

Egla: Edhe Fationi sigurisht (qesh).

Heidi: Edhe Fationi (qesh).

Romeo: Nëse do të dije nesër çfarë do të merrje me vete nga shtëpia?

Heidi: Në fakt kjo lidhet me të vërtetë me eksperiencën dhe në jetën time në realitet nuk jam përballur me njerëz me karakter kaq të fortë kaq ndryshe. Sikur më ka rritur. Kjo përballje do të ishte eksperiencë. Jam rritur.

Elvisi: Nëse nuk do të dilje nga shtëpia do e sillje babin në BBV?

Heidi: Po do vijë ai normale

Elvisi: Jo, jo, ta sjellësh kështu

Heidi: Do sillem mirë që të mos vijë me thënë të drejtën.

Dea: Pas situatës që ndodhi në “Grande Fratello” me babain tënd, a të step ty ajo situatë për të krijuar një raport të ri në shtëpi? Nëse do të vinte një moment që do kishe ndjesi për dikë?

Heidi: Nuk do më frenonte. Se në atë situatë, problemi nuk ka qenë raporti. Kanë qenë ca situata të tjera. Jam njeri i lirë dhe i qetë. Nëse kam diçka që më pëlqen e marr dhe nuk kam probleme.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Heidit hyri në “Grande Fratello” në Itali ku ajo merrte pjesë, për t’a nxjerrë jashtë programit. Kjo gjë ndodhi sepse ajo nisi të ketë afrimitet me njërin nga konkurrentët, i cili ishte shumë më i madh në moshë se ajo.

Pas këtij veprimi Heidi i dha fund rrugëtimit të saj në atë program. Por banorja e BB VIP është shprehur se nuk ka qenë kjo arsyeja e largimit nga reality show italian. Sipas saj, janë arsye të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X