Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, përveç debateve të shumta dhe mosmarrëveshjeve, ka edhe momente mjaft të bukura e ndonjëherë qesharake.
Mbrëmë teksa banorët ishin ulur për të fjetur, Meritoni ka shkuar në krevatin e Rikes dhe Rozës për t’i pyetur nëse ndihen mirë.
E para se të largohej, ai u jep edhe puthjen e natës së mirë të dyja vajzave. Ndërkohë Rike i drejtohet Romeos që të marrë edhe ai shembull nga veprimi i Meritonit.
“Romi ky është shok”, thotë Rike.
Ndërkohë aktori i njohur i drejtohet Meritonit dhe i thotë: “Jepi dhe racionin tim”.
Kujtojmë se që në fillim, Rike ka krijuar një raport të mirë me dy djemtë në BB VIP. Madje edhe banorët e ngacmojnë atë për afrimitetin që ka me Meritonin dhe Romeon.



