Përpos debateve në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë munguar batutat dhe përqafimet mes disa banorëve. Së fundmi po komentohet shumë raporti i Ilnisës dhe Meritonit, Rikes dhe Romeos.
Por mesa duket Juli sheh si çift të mundshëm edhe Rozën me Olsin.
Në një bisedë në sallon, Juli i ngacmon dy banorët duke u thënë se bashkë mund të ishin një çift simpatik, ndërsa dyshja e kanë kaluar me batuta propozimin e aktorit.



