Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

I dënuar në kazermë nga “Vëllai i Madh”, Meritoni shkëmben puthje me Ilnisën në “Big Brother VIP”

Gazetari Meriton Mjekiqi është një ndër banorët e “dënuar” nga “Vëllai i Madh”, të cilët duhet të qëndrojnë në një kazermë, kjo për shkak të debateve dhe zënkave që ata kanë krijuar në shtëpi.

Mirëpo mesa duket Ilnisën e ka marrë malli për banorin, nuk ka kaluar shumë kohë dhe është afruar tek dritarja e dhomës duke e puthur atë.

“Hajde të puth këtu beb. Do iki të flej tani, jam me Bradhin.”- u shpreh Ilnisa.

“O zot i madh, o zot”- tha Romeo i habitur nga veprimi i dyshes.

Pas pjesëmarrjes në këtë reality shoë dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X