Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktori i njohur i filmit “Fifty Shades of Grey” dërgohet me urgjencë në spital, çfarë ndodhi?

Aktori i njohur në filmin “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të simptomave të një ataku në zemër të shkaktuara nga vemjet (insekte helmuese) gjatë udhëtimit të fundit në Portugali.

Lajmi e ka bërë të ditur miku i tij Gordon Smart, i cili gjithashtu u dërgua me urgjencë në spital pasi përjetoi të njëjtat simptoma në një resort golfi vitin e kaluar.

Smart zbuloi se fillimisht ata mendonin që problemet e tyre shëndetësore ishin rezultat pijeve alkoolike që kishin pirë atë natë, por pasta jai filloi të frikësohej pasi ndjeu një therje gjilpërash në gjymtyrët e tij.

“Fillova të ndjeja therje gjilpërash në shpinë, në dorë e majtë dhe më pas në krahun tim të majtë. Unë jam djali i një mjeku dhe mendova: ‘Kjo është normalisht shenja e fillimit të një ataku kardiak’”, tregoi Smart teksa kujtoi se më pas e gjeti veten së bashku me Jamie Dornan në pjesën e pasme të një ambulance.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X