Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Kiara poston fotot me barkun e rrumbullakosur, Luizi i bën komentin epik

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së tyre.

Këngëtari dhe moderatorja janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, mënyrë kjo për të qëndruar sa më pranë fansave. Ata postojnë foto e video të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Një ditë më parë, Kiara ka postuar dy foto që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj. Tito nuk ka ngurruar që të tregojë barkun e rrumbullakosur dhe krahas pozave të ëmbla ka zbuluar se është 24 javëshe shtatzënë.

Teksa këto foto kanë marrë mijëra pëlqime dhe urime, ajo që bie në sy është komenti i partnerin të saj. Si gjithmonë, këngëtari i njohur ka lënë një koment në postimin e Kiarës.

“Ehhh… kur më thoje mua ‘o Luiz ke vënë bark’…”, ka shkruar fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X