Thursday, March 12, 2026
spot_img

Latest Posts

“Po të ishte gjallë do festonte ditëlindjen”-Roza mes lotësh ndez qiri për ditëlindjen e qenit!

Roza Lati ka ndezur një qiri për ditëlindjen e qenushes së saj e cila nuk jeton më. Në një moment kur ishte e vetme ajo me sytë e mbushur me lot shprehet se:

Sasha goca ime, ti sot ke ditëlindje do të bëje 9 vjeç po të ishte gjallë.

“Ti je me mua tërë kohën. Petinë e vogël e bëra tatuazh, të jesh e sigurt që tatuazh do të të bëj edhe ty. Nuk pata koha se hyra këtu. Çaça ime, faleminderit që më kë ndenjur afër, s’më ke lënë asnjë ditë vetëm, as për Krishtlindje, edhe kur iku mami e mërzitur me mua. Dhe kur doja të rrija vetëm dhe strukesha në shtrat, ti vije më rrije aty. Nuk ke ikur kurrë nga unë. Sa e bindur, sa e disiplinuar që je, sa e urtë, sa e komunikueshme. Fëmijë nuk bëra, por edhe ty si fëmijë të kisha. Të më falësh për të gjitha herët që të lashë vetëm se duhet të punoja. Kam refuzuar shumë gjëra për të mos të lënë edhe më vetëm. Refuzoja të dilja vetëm për ty dhe Petinë. Familja është gjëja që më ka munguar gjithë jetën, dhe ti ma dhe. Gëzuar ditëlindjen goca ime. 

Të mora kur ishe gjashtë muajsh dhe ishe kockë e lëkurë. Të mora në vitin tim më të vështirë, më të errët, në periudhën time të depresionit. Si ty e di që s’ka. Qofsha me fat dhe u rikthefsh si shpirt te një qenush tjetër. Je e pazëvendësueshme Sasha. Gëzuar ditëlindjen”, u shpreh Roza në lot.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X