Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj kanë debatuar ashpër me njëra-tjerën në “Big Brother VIP Kosova”.
Mbrëmjen e djeshme të gjithë gjysmë-finalistët iu përgjigjën disa pyetjeve me “spec” të drejtuara nga publiku.
“A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ishte pyetja që iu drejtua Santianës, e cila u shpreh se e kupton por nuk ka hyrë në “BBV” për feminizëm, ndërsa u shpreh e gatshme që ti ndihmojë dhe ti mbështesë femrat sa herë që kanë nevojë.
“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që sa herë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë”, u shpreh modelja.
“Santiana sulmon femrat”- tha Shqipja, ndërsa banorja iu përgjigj: “Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime me meshkuj në televizion, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin”.



