Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Sofia Richie në pritje të ëmbël

Modelja, 25 vjeçare, Sofia Richie është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Elliot Grainge, 30 vjeç.

Nqë një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Richie zbuloi se ishte në pritje të një vazje. “Ajo po rritet shumë shpejt, kështu që data e lindjes është është pak në ajër,” tha ajo.

Richie është rreth 6-muajshe shtatzënë dhe prej kohësh njerëzit kanë dyshuar për një shtatzëni, për shkak se ajo vishte pallto oversize

Në një intervistë me Town & Country për numrin e shtatorit të revistës, Richie tha se është e kujdesshme se sa nga jeta e saj dhe martesa e saj përfundon në mediat sociale.

“Ne nuk e jetojmë gjithë jetën tonë në Instagram. Ne e dimë se kur duhet ta fikim”, shpjegoi ajo.

Modelja ka bërë gjithashtu një postim në profilin e saj të Instagramit, duke konfirmuar lajmin e bukur, bashkangjitur të cilit ka shkruar:

“Zemrat tona janë mbushur me shumë dashuri! Shumë falenderuese për të gjithë mbështetjen tuaj! Mezi pres për kapitullin tjetër në jetën time”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X