Vëllai i Madh ka organizuar një lojë për të gjithë banorët e shtëpisë. Secili nga banorët u përballën me disa epitete ku më pas do të duhej të zgjidhin se kujt i përkasin secili prej tyre. E teksa njëri nga epitetet ishte ‘seksi’, Jul Deda ia adreson Merit duke i thënë:
Ke dy sexy.
Kujtojmë se Prime-n e kaluar për shkak të një basti, Meri dhe Meritoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë me njëri-tjetrin. E duket se nuk ka mbaruar me kaq nga këta të dy, pasi ata kanë dhuruar një kërcim sensual, teksa më pas u është bashkuar edhe Albi.



