Jori Delli është në një lidhje dashurie me reperin italian, Fred De Palma, me të cilin bashkëjeton. Së fundmi, ajo ka treguar disa detaje mjaft interesante në lidhje me të.

Teksa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush e ka pyetur se si është njohur me Fred De Palma. Jori zbulon se kanë 6-7 vite që njihen, por që në atë kohë nuk e pëlqente fare.
“Njihemi prej shumë vitesh (ndoshta 6-7), por më dukej antipatik dhe nuk më pëlqente.
Nuk dua të tregoj se si jemi njohur, që të mos lëmë përshtypje të keqe”, ka treguar Jori.



