Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Latest Posts

“Unë të futen në krevat, ndërsa ti…”/ Ilnisa e revoltuar me Meritonin pas kërcimit me Riken

Banorja e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli, ka debatuar ashpër me Meriton Mjekiqin, pasi ky i fundit kërceu me Rike Roçin në shtëpi, gjë e cila asaj nuk i ka pëlqyer aspak.

Ilnisa është bërë xheloze për Meritonin, me të cilin ka krijuar një raport të afërt, ndërsa e ka cilësuar Riken si një “vajzë që nuk di të lidh katër fjalë”.

“Unë më atë vajzën nuk shkoj farë, po të kem mundësi e nxjerr nga shtëpia. Do merrem dhe më atë se nuk do të pyes ty. Ajo që flet për pupla që më paskan rënë mua, ajo kapët pas puplave të mia. Kapet dhe jeton këtu pas puplave të mia, dhe pas puplave të mia që kapet ajo vajza, i shkon çuditërisht ti, që unë ty të futem në krevat dhe t’i për respekt të figurës time nuk duhet të bësh ato skena. Po ik u bëre ti me kërcimet e tua sensuale”, shprehet Ilnisa.

Teksa Meritoni e pyet nëse është xheloze, Ilnisa i kthehet:

“Fare nuk jam xheloze, unë e di se sa vlej. Të bëhem unë xheloze për puplat, për goca që nuk dinë me lidh katër llafe, që kanë veç agresion në fytyrë. Por jo ti, me the mua ejjj. Me Riken po luan, nuk je i pari as i fundit. Mos më bëj të flas, se do vjell. Jo përpara syve të mi, ato skena si 15 vjeç.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X