Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kam qenë e lidhur me një artist të suksesshëm nga Kosova”/ Sara flet për ish-partnerin

Sara Gjordeni ka zhvilluar dje një bisedë me Olsi Bylykun, ku ka zbuluar disa detaje për jetën e saj private. Kur aktori i njohur e pyeti atë se si e mendon jetën me Bardhin, për të cilin ka shprehur pëlqim brenda “Big Brother VIP 3”, ajo u shpreh se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.

Pa dhënë shumë detaje, Sara tha se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm, dhe e ka menaxhuar shumë mirë distancën.

Pjesë nga biseda:

Olsi: O zemra, po si e ke menduar jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht? Si e mendon lidhjen me një artist?

Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.

Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës?

Sara: I Kosovës.

Olsi: Si ishte jeta?

Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X