Fituesi i sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi së fundmi ka treguar se personin që meriton ta fitojë këtë vit çmimin e madh në “BBVK”.
Sipas tij Shqipe Hysenaj e meriton fitoren, por që nuk do ta fitojë pasi tashmë e ka rradhën që çmimin e madh ta rrëmbejë dikush nga Kosova.
“Shqipja e meriton, por nuk e fiton. Mos e harroni edhe një herë. Çfarë të them më. Unë patjetër që do t’iu bëj apel shqiptarëve që ta votojnë Shqipen, e meriton por nuk e meriton. Kjo është e gjitha. Një herë e kam fituar unë, tash e ka radhën dikush nga Kosova. Kështu shkon”, shtoi mes tjerash artisti.




