Wednesday, March 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Arbër Çepani për Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Në emisionin “Në shtëpinë tonë”, i ftuarit ishte ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani, i cili komentoi debatin e Rozës dhe Ledjonën. Ai fillimisht u shpreh se si kast, ky është një nga kastet më të mira të këtij reality show.

Ndërsa sa i përket debatit Ledjona-Roza, Arbëri tha se ishte i shëmtuar. Ai shtoi se  pavarësisht se Rozën e ka shoqe prej një jete, ai e konsideron sjelljen e saj kundrejt Ledjonës si të pahijshme.

“Tani se çfarë po ndodh aty brenda nuk është ndonjë surprizë e madhe për njerëzit që janë në botën e VIP-llikut. Njerëzit që kanë këtë lloj stature kanë më shumë komplekse sesa njerëzit e tjerë sepse tregojnë një jetë tjetër në “Instagram”, rrjetet sociale, intervista, ndërsa në realitet kanë të gjithë atë jetën me probleme që kemi gjithsecili prej nesh. Prandaj çuditemi pse gjithë ky sherr aty brenda. Duket sikur kemi rrëshqitur të gjithë si kolektiv.

Zihemi për një fjalë goje. Sherret e vajzave dje ishin shumë të shëmtuara në mënyrën se si ato u kapën me njëra-tjetrën. Në rastin e Rozës, e kam shumë xhan, e kam shoqe prej një jete, ishte shumë e pahijshme ajo që i tha Ledjonës. Por prapë kam përshtypjen që o e bëjnë nga një presion i shtuar aty brenda, a nuk e di çfarë të them”, tha Arbër Çepani.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X