Këngëtari i njohur Bardhi mëngjesin e sotëm e ka surprizuar Sara Gjordenin me një buqetë me lule në “Big Brother VIP”.
Banorja ka ngelur e habitur nga gjesti i artistit, e cila e ka pyetur atë vazhdimisht nëse ishte ideja e tij apo e dikujt tjetër.

“Ishte ideja jote apo ta dha dikush tjetër, sepse atë gjënë dje e diskutoj dikush tjetër”- tha Sara, ndërsa Bardhi e ka injoruar pyetjen e saj duke mos u përgjigjur.
Gjesti i artistit vjen pasi kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.



