Luana Vjollca ka bashkuar forcat me yllin e “Mama Tetema”, HIT-it që bëri miliona njerëz mbarë botën ta dashurojnë atë këngë. Madje edhe Maluma arriti të relizojë bashkëpunimin në version latin me Rayvanny.
Epo si duket xhirimet u mbyllën dhe kënga mes Luanës dhe artistit nga Tanzania është gati dhe dyshja janë “gati të djegin lojën”, kështu shprehen ata.
“Së shpejti #PelePele
Na prisni të djegim lojën! Rayvanny artist i mrekullueshëm” shkruan Luana.
Mirëpo veçse titullit #PelePele që na zbuluan, Rayvanny na ka zbuluar se ai do të këndojë shqip ndërsa Luana në gjuhën e tij, Swahili. Epo mezi po e presim!!